image Irkenc Hyka e fillon vitin me këngën e re: Le ta nisim 2020 me pozitivitet

Bota e Yjeve

Showbiz/ Irkenc Hyka e fillon vitin me këngën e re: Le ta nisim 2020 me pozitivitet

news image

Kantautori i njohur shqiptar, Irkenc Hyka, e ka paralajmëruar projektin më të ri muzikor.

Këtë artisti e ka bërë përmes një videoje të publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Le ta nisim 2020 me pozitivitet. Pak me ndryshe #comingsoon #january2020, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos, ku shihet duke vallëzuar e kënduar.

https://www.instagram.com/p/B60tuKMn_Pb/?utm_source=ig_embed

Artisti nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun.

Ndryshe, “A je vetëm” në bashkëpunim me Don Phenom, është projekti i fundit muzikor i artistit. Kënga deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/