Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Irkenc Hyka ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Gënjeshtër” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell vetëm në versionin ‘audio’ në platformën YouTbe, për shkak të pamundësisë së realizimit të klipit marrë parasyshën situatën aktuale.
Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi (Muma), kurse për muzikën është përkujdesur vet artisti.
Irkenci po vazhdon të jetë tejet i angazhuar në prurje të ndryshme muzikore dhe tanimë ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes edhe falë projekteve që ka realizuar për artistë të tjerë të skenës shqiptare. /GazetaSinjali/