image Irani ekzekuton një person, ishte i dënuar për spiunazh te amerikanët

Botë

Irani ekzekuton një person, ishte i dënuar për spiunazh te amerikanët

news image

Një person është ekzekutuar në Iran pasi ishte i dënuar për dërgimin e informacioneve në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael, lidhur me një komandant të fuqishëm të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, i vrarë në Irak.

Sipas raportimit të faqes së internetit të gjyqësorit iranian, “Mizan Online”, dënimi i Mahmud Musavi-Majd u krye të hënën në mëngjes me akuzën e spiunazhit në mënyrë që çështja e tradhtisë së tij ndaj vendit, të mbyllet përgjithmonë.

Autoritetet iraniane në qershor thanë që Musavi-Majd e tregoi informacionin mbi vendndodhjen e Qasem Soleimani, komandant i forcës elitare Kuds të Iranit, i cili u vra në një sulm ajror amerikan pranë Bagdadit në muajin janar.

Në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Soleimanit në orët e para të 3 janarit, një sulm raketor balistik iranian në një bazë ajrore irakiane la rreth 110 trupa amerikane me pasoja traumatike të trurit./Gazeta Sinjali/