image Irani dhe Rusia synojnë ndërtimin e një fabrike për furnizimin e dronëve për luftën në Ukrainë

Botë

Irani dhe Rusia synojnë ndërtimin e një fabrike për furnizimin e dronëve për luftën në Ukrainë

news image

Irani dhe Rusia po kërkojnë të ndërtojnë një fabrikë në Rusi që mund të furnizojë më shumë se 6000 dronë të projektuar nga Irani për luftën në Ukrainë, sipas raporteve.

Wall Street Journal thotë se të dy qeveritë po ecin përpara me planet dhe se një delegacion iranian shkoi në Rusi në janar për të vizituar vendin e planifikuar.

Ka pasur polemika mbi furnizimin me dronë të Rusisë nga Irani, të cilët kanë bërë ‘kërdi’ për civilët, infrastrukturën dhe shtëpitë ukrainase që nga fillimi i luftës.

Irani fillimisht tha se kishte furnizuar me dronë, por ata u dërguan përpara se të shpërthente lufta. Megjithatë, provat nga Ukraina sugjeruan se gjithnjë e më shumë po furnizoheshin ndërsa konflikti vazhdonte.

/GazetaSinjali/