image Irani dërgon luftanije në Gjirin e Adenit

Botë

Irani dërgon luftanije në Gjirin e Adenit

news image

Irani ka dërguar një destrojer dhe një anije mbështetëse me helikopter në Gjirin e Adenit, mes Gadishullit Arabik dhe Somalisë, për t’u kujdesur për sigurinë e anijeve të Republikës Islamike në ujërat ndërkombëtare, deklaroi sot shefi i ushtrisë iraniane, admirali Habibollah Sayyari.

“Sayyari tha se destrojeri Sahand, i cili u përfshi në forcat detare vitin e kaluar, është dërguar në misionin e tij të parë jashtë vendit në Gjirin e Adenit”, sipas citimeve të agjencisë iraniane zyrtare të lajmeve IRNA.

Ai tha se “luftanijet do të ruajnë anijet transportuese iraniane në Detin e Omanit dhe Gjirin e Adenit”.

Njoftimi vjen në mesin e tensioneve ndërmjet Iranit dhe SHBA-së pasi dy naftëmbajtëse u sulmuan në Ngushticën e Hormuzit në qershor.

Uashingtoni akuzon Teheranin si përgjegjës për sulmet, gjë të cilën Teherani e mohon.

Muajin e kaluar, SHBA njoftoi planet për krijimin e një koalicioni ushtarak ndërkombëtar për të mbrojtur ujërat nga Irani dhe Jemeni, pas sulmeve të anijeve me naftë./Sinjali/