image Irak/ Mbi 50 të vdekur nga zjarri në repartin për COVID, shpërtheu një bocë oksigjeni

Botë

Irak/ Mbi 50 të vdekur nga zjarri në repartin për COVID, shpërtheu një bocë oksigjeni

news image

Më shumë se 50 persona kanë vdekur pas një zjarri që përfshiu repartin për COVID-19 në një spital në Irak.

Zjarri në spitalin Al-Hussein në qytetin jugor të Nasiriya është vënë nën kontroll mbrëmë vonë.

Shkaku i zjarrit është akoma i paqartë, por raportet fillestare sugjerojnë se ai nisi pasi një bocë oksigjeni shpërtheu.

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhemi, ka urdhëruar arrestimin e drejtorit të spitalit, raporton Gazeta Sinjali.

Familjarët e pacientëve kanë nisur protestat para ndërtesës së spitalit. Reuters ka raportuar se të njëjtit janë përplasur me policinë dhe se dy veturave të policisë iu është vënë flaka./Gazeta Sinjali/