image IPK konfirmon se është i përfshirë edhe një zyrtar policor në plagosjen në Mramor

Sociale

IPK konfirmon se është i përfshirë edhe një zyrtar policor në plagosjen në Mramor

news image

Dy të rinj janë plagosur sot në Mramor të Prishtinës, ku në rast është përfshirë edhe një zyrtar policor.

Lidhur me këtë nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë konfirmuar se i përfshirë është një zyrtar policor.

“Ju njoftojmë se IPK sot ka pranuar një informate nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka pasur një incident ku janë përfshirë edhe armët e zjarrit ku është i përfshirë edhe një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, konform mandatit të IPK-së janë duke e hetuar këtë rast.

 “Do të ju njoftojmë me kohë më rrjedhën e këtyre hetimeve.”, u tha tutje në njoftimin e IPK-së.

Duhet përkujtuar që nga Policia e Kosovës njoftuan se dy personat e plagosur në këtë rast janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për gjendjen e të plagosurve kanë folur nga QKUK, Ejup Govori, mjek kujdestar, ka thënë për Sinjalin se njëri nga të plagosurit ka hyrë në sallën e operacionit.

“Njëri nga të plagosurit është gati për të hyrë në sallë ndërsa tjetri është duke u pranuar, të dy janë në Emergjencë. Personat kanë lëndime në kokë ndërsa plumbat janë në pjesë e poshtme të trupit, në pjesën abdominale. Njëri i plagosur është i vitit të lindjes 1994 ndërsa tjetri 1999 ”, tha Govori.

/GazetaSinjali