image IPK kërkon të suspendohen tre policët që u rrahën si nëpër filma

Drejtësi

IPK kërkon të suspendohen tre policët që u rrahën si nëpër filma

news image

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka dhënë rekomandimin për suspendimin e tre punonjësve të PK-së, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për policin Bashkim Ahmeti, Fehmi Shahini dhe Lumbardh Pestisha, të cilët dyshohet se janë rrahur për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion. Madje njërin prej policëve specialë, Bashkim Ahmeti, e ka tërhequr zvarrë.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast.

Pamjet mund t’i shihni KËTU.

“Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve  policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së, dërguar mediave.