image IPK jep detaje për arrestimin e policit që dyshohet se keqtrajtoi një qytetar në një lokal në Ferizaj

Siguri

IPK jep detaje për arrestimin e policit që dyshohet se keqtrajtoi një qytetar në një lokal në Ferizaj

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi se zyrtari policor Sovran Marevci, nga stacioni policor në Ferizaj është arrestuar në dyshimin se ka keqtrajtuar një qytetar në një lokal.

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tij dhe ka dhënë detaje, shkruan Sinjali.

Sipas IPK-së rasti dyshohet të ketë ndodhur më 3 gusht në një lokal në Ferizaj.

Marevci dyshohet se ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njoftimi i plotë i IPK-së:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar informacione nga një qytetar  i cili pretendonte për  tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Ferizaj.

Incidenti ishte raportuar të ketë ndodhur më 03.08.2021 në një lokal në Ferizaj.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent   hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast kanë arrestuar dje një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor Ferizaj) që ishte i përfshirë në këtë incident.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/