image IPK-ja nis hetimet pas arrestimit të Molliqajt dhe aktivistëve të PSD-së

Kosovë

IPK-ja nis hetimet pas arrestimit të Molliqajt dhe aktivistëve të PSD-së

news image

Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje për Gazetën Sinjali ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me arrestimin e sotëm që iu bë kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe anëtarëve të tjerë të kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar menjëherë grumbullimin e informacioneve duke përfshirë dëgjimin e palëve si dhe kanë kontaktuar me prokurorin kompetent i cili ka qenë në vendin e ngjarjes. Veprimet tjera hetimore priten të ndërmerren në konsultim me prokurorinë kompetente në përputhje me misionin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës”, thanë për Sinjalin nga IPK-ja.

Përmes një komunikate për media sot Policia e Kosovës tha se aktiviteti i tyre ka qenë i paparalajmëruar, kësisoj, edhe nuk i kanë lejuar.

Sipas fotografive të realizuara nga Gazeta Sinjali, PSD-ja kishte shkruar një parullë.

“Për partitë tubime për qytetarët dënime”, kishte shkruar me sprej PSD-ja në muret e Stacionit Policor Qendra, në rrugën “Luan Haradinaj”.

“Përkundër faktit që këta persona paraprakisht janë këshilluar nga policia për veprimet e tilla të palejuara, të njëjtit duke shfaqur vazhdimisht shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, (duke tërhequr pjesëtarët e policisë), shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare, kanë arritur të dëmtojnë muralet e stacionit policor me grafitet e tyre të vendosura aty”, thuhej në kumtesën e Policisë.

/Gazeta Sinjali/