image iPhone 11 mund të realizojë fotografi me pamje shumë të gjerë

Teknologji/ iPhone 11 mund të realizojë fotografi me pamje shumë të gjerë

news image

Kamerat e fuqishme që janë vendosur në versionin më të ri të iPhone, iPhone 11 Pro, mund të realizojnë fotografi me pamje shumë të gjerë.

Të tri kamerat kanë rezolucion të 12 pixelëve, derisa kamera kryesore ka hapje f1/8, që merr më së shumti dritë në imazhet kur drita është e dobët, kurse kamerat 2x telephoto me hapje f2/0 e kanë gjithashtu të përmirësuar mundësin e marrjes së dritës, kur është e dobët,

Në këtë formë, mund të merren pamje në gjerësi, në hapësirë prej 120 shkallësh. Sipas kompanisë Apple, kjo mundëson të merret më shumë pamje, se që është marrë me kamerat e telefonave të zgjuar më herët.

Realizimi i këtyre imazheve, ka kërkuar edhe aplikacion special, që është përpunuar nga Apple dhe mundëson që të bëhen tri lloje fotografish.

Ultra wide, 0.5 x, 1x main dhe 2x telephoto, janë tri sistemet e fotografive që i ofron iPhone 11.