Apple prezantoi iPhone 11 Pro këtë vit, i cili karakterizohet me tre kamera në pjesën e pasme.
Ata që nuk janë adhurues të estetikës që Apple ka zgjedhur, me siguri do të zhgënjehen me informacionin që kompania planifikon të aplikojë një dizajn të ngjashëm me iPad Pro të këtij viti, siç tregohet nga një foto e postuar nga Sonny Dickson.
Pajisja në foto është një model prototip, i bazuar në informacionin zyrtar që ka dalë në lidhje me tabletin, dhe duhet të jetë një kopje që i afrohet pajisjes përfundimtare. Sidoqoftë, është e mundur që zgjatja e kamerës do të duket ndryshe në një produkt që arrin në treg.
iPad Pro, pritet të marrë cilësinë e kamerave që kanë telefonat Apple, duke e bërë të lehtë krijimin dhe përpunimin e fotove dhe videove në një pajisje të vetme. iPad Pro ka të ngjarë të arrijë me çip A13 Bionic dhe ai mund të dalë në treg në tetor. /Gazeta Sinjali/