image Lirohet nga burgu aktori amerikan, Bill Cosby

Bota e Yjeve

Lirohet nga burgu aktori amerikan, Bill Cosby

news image

Aktori amerikan, Bill Cosby, i cili u dënua në vitin 2018 me akuzat e përdhunimit, u lirua nga burgu, tha Departamenti i Korrektimeve të ShBA-së.

Ai u la i lirë pasi Gjykata e Lartë e Pensilvanisë vendosi të anulojë vendimin e mëparshëm.

Gjykata deklaroi në vendim se Cosby nuk duhej të akuzohej, pasi ai arriti një marrëveshje me ish-prokurorin 15 vjet më parë, sipas të cilit nuk duhet të kishte gjyq kundër tij.

Cosby është i njohur më së shumti për rolin e tij në serialin komedi nga vitet ’80, “Cosby Show”, për shkak të së cilës ai u quajt “Daddy of America”./Gazeta Sinjali/