image Inzaghi synon të ribashkohet me ish-sulmuesin e Lazios

Futboll

Inzaghi synon të ribashkohet me ish-sulmuesin e Lazios

news image

Interi është afër nënshkrimit me sulmuesin Felipe Caicedo nga Genoa, raporton Calciomercato.

Genoa është e gatshme ta lejojë sulmuesin të largohet dhe Nerazzurrët tashmë po negociojnë një kontratë me agjentin e 33-vjeçarit.

Me Joaquin Correa që do të mungojë për të paktën një muaj duke u rikuperuar nga dëmtimi që mori në ndeshjen e së mërkurës kundër Empolit në Kupën e Italisë, drejtuesit e Interit tashmë duken të vendosur për transferimin e tij.

Caicedo është një lojtar që ka punuar me trajnerin e Nerazzurrëve, Simone Inzaghi për disa sezone së bashku në Lazio, dhe nënshkrimi i tij nga Griffone në huazim për gjysmën e dytë të sezonit duket të jetë i realizueshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/