image Inxhinieri vdes duke bërë seks, Gjykata dënon kompaninë ku punonte

Botë

Francë/ Inxhinieri vdes duke bërë seks, Gjykata dënon kompaninë ku punonte

news image

Një kompani franceze është shpallur fajtore nga Gjykata e Apelit pasi punonjësi i saj gjeti vdekjen teksa ishte me shërbim. BBC shkruan se “edhe punëtori vdiq duke bërë seks, sërish kompania u gjet fajtore”.

Ai pësoi atak kardiak në një dhomë hoteli teksa kryente marrëdhenie seksuale me një të huaj. Por ngjarja ndodhi teksa inxhinieri ishte me shërbim pune.

Gjykata në Paris u shpreh me vendim se vdekja e tij ishte një aksident industrial dhe se familja kishte të drejtën e kompensimit financiar.

Firma kishte argumentuar se punëtori nuk po kryente detyra profesionale kur ndodhi vdekja, por sipas ligjit francez një punëdhënës është përgjegjës për çdo aksident që i ndodh punëmarrësit gjatë një udhëtimi pune.

Burri, i quajtur Xavier X, punonte si inxhinier për TSO, një kompani e shërbimeve hekurudhore me qendër afër Parisit.

Ai vdiq në një hotel gjatë një udhëtimi në Francën qendrore në 2013, si rezultat i asaj që punëdhënësi e quajti “një marrëdhënie jashtëmartesore me një të huaj”.

Gjatë procesit të gjatë gjyqësor, kompania kundërshtoi vendimin e Institutit Shëndetësor për ta konsideruar si “aksident në vendin e punës”. Por si përfundim, në aktvendimin e saj, Gjykata e Apelit në Paris u shpreh se “një punonjës në një udhëtim pune ka të drejtën e mbrojtjes sociale ‘gjatë gjithë kohës së misionit të tij’ dhe pavarësisht rrethanave”.