Sopranoja Inva Mula ka treguar se ka pasur fatin ta njihte nga afër këngëtaren e madhe, Nexhmije Pagarushën.
Me lot në sy, pas homazheve që bëri pranë arkivolit të Nexhmije Pagarushës, Mula tha se sot për të është një ditë shumë e dhimbshme, shkruan Gazeta Sinjali.
“E kemi humbur fizikisht por do ta kemi për jetë të jetëve figurën e saj, zërin e saj, kumbimin e saj dhe të gjithë shoqërive artistike. Nexhmije Pagarusha ka qenë për mua jo vetëm ikona e artit por ka qenë edhe një mikeshë shumë e ngushtë e familjes time. Jam rritur me dashurinë e saj, për mua është një ditë shumë e dhimbshme”, tha Mula. /Gazeta Sinjali/