image Interi vë në shitje Lautaro Martinezin, ia cakton çmimin

Futboll

Interi vë në shitje Lautaro Martinezin, ia cakton çmimin

news image

Interi është duke u përgatitur që ta shesë sulmuesin Lautaro Martinez për 90 milionë euro në afatin kalimtar veror, me Liverpoolin, Atletico Madridin dhe Borussia Dortmundin mes skuadrave favorite për shërbimet e tij.

“Calciomercato” pretendon se Lautaro Martinez është lojtari më i mundshëm që do të sakrifikohet në tregun e transferimeve në fund të këtij sezoni për të ndihmuar në financimin e më shumë nënshkrimeve të reja.

Ai u soll në klub për 25 milionë euro në korrik të vitit 2018 nga Racing Club dhe zgjati kontratën e tij në tetor, kështu që tani ajo zgjatë deri në qershorin e vitit 2026.

Kjo i jep 24-vjeçarit një vlerë shumë më të mirë të shitjes sesa Alexis Sanchez ose Edin Dzeko.

Edhe pse “El Toro” ka shënuar 12 gola në 33 paraqitje për klubin këtë sezon, ai nuk ka arritur të gjejë rrjetën në shtatë ndeshjet e tij të fundit në Serie A.

Partneriteti i tij me Dzekon po ngre gjithashtu disa pyetje dhe ka mundësi që Interi të sakrifikojë Lautaron në vend të sulmuesve të tjerë.

Reprezentuesi argjentinas kishte tërhequr interes nga Liverpooli, Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi në të kaluarën, ndërsa Arsenali është gjithmonë në kërkim të një qendërsulmuesi, pasi ka humbur Dusan Vlahovicin i cili vendosi t’i bashkohej Juventusit. /GazetaSinjaliSporti/