Ekipi i Barcelonës në muajt e fundit ka rritur interesimin për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Siç shkruajnë mediat në Spanjë, Inter do të pranoj vetëm para dhe jo përfshirjen e ndonjë lojtari në marrëveshje për të ulur çmimin, transmeton Gazeta Sinjali.
22 vjeçari ka një klauzol prej 111 milionë euro dhe ajo aktivizohet vetëm në dy muajt e para të korrikut.
Martinez shihet si lojtari kryesor në skuadrën e Contes dhe ndër më të mirët në Itali.
Forma e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha. /Gazeta Sinjali/