image Interi shet një milion “Fan Tokens”

Futboll

Interi shet një milion “Fan Tokens”

news image

Interi po e merr në konsideratë që të shet përsëri “$INTER fan tokens”, pas suksesit të madh që e pati në herën e parë, duke shitur një milion të tilla për dy euro.

Socios.com ka lajmëruar se 1.000.000 “fan tokens” janë blerë brenda minutave nga tifozët e Interit, e të cilat kanë kushtuar 2 euro secila.

Ata i kishin liruar aty si pjesë e Fan Token Offering këtë mbrëmje dhe ato u shitën shumë shpejt.

Kjo është pjesë e një marrëveshje sponsorizimi për fanella të Interit këtë sezon, të cilat kanë logon e tyre.

Fan Tokens janë burime digjitale që ju jepen tifozëve, ku ata kanë të drejtë të votojnë, të marrin lirime në produkte të caktuara të klubit dhe të kenë qasje VIP në qasje të caktuara në klub.  /GazetaSinjaliSporti/