image Interi refuzon ofertën e Arsenalit për të shkëmbyer Martinezin me Lacazetten

Futboll

Interi refuzon ofertën e Arsenalit për të shkëmbyer Martinezin me Lacazetten

news image

Arsenal ka shprehur interesim për sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez.

Sipas mediave italiane, Arsenal i ka ofruar Interit futbollistin Alexandre Lacazette si shkëmbim me Martinezin.

‘Topçinjtë’ ishin të gatshëm të ofrojnë para plus Lacazetten për të arritur sulmuesin e ‘Nerazzurëve’.

Megjithatë kampionët e Italisë e refuzuan menjëherë këtë ide, pasi e konsiderojnë argjentinasin si futbollist kyç dhe do të mund të hiqnin dorë nga ai vetëm për një ofertë mbi 80 milionë euro.

‘Gunners’ do të vazhdojnë përpjekjet të transferojnë 23-vjeçarin, ndërsa nëse nuk arrijnë atë Arsenali do të kthejë vëmendjen kah Tammy Abraham i Chelseas. /GazetaSinjaliSporti/