image Interi pastër fiton ndaj Venezias, i afrohet kreut të tabelës

Futboll

Interi pastër fiton ndaj Venezias, i afrohet kreut të tabelës

news image

Interi ka regjistruar një fitore solide shumë të rëndësishme si mysafir i Venezias.

“Zikaltrit” kanë triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Venezias.

Sfidën e zhbllokoi Hakan Calhanoglu i cili realizoi në minutën e 34-të të ndeshjes.

Mesfushori turk realizoi një eurogol nga distanca pas një aksioni të mirë ndërtuar nga zikaltrit.

Teksa pjesa e dytë u mendua se do të mbyllet pa gola, megjithatë në fund të ndeshjes u akordua një penallti për mysafirët në të cilën i saktë ishte sulmuesi Lautaro Martinez për rezultatin final 2-0 të skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Interi ngritet në kuotën e 31 pikëve, duke qëndruar vetëm një pikë më pak prapa liderëve Milan e Napoli të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Sinjali Sporti/