image Interi nuk mund ta humbas edhe Lautaron, refuzon ofertën e Tottenhamit

Futboll

Interi nuk mund ta humbas edhe Lautaron, refuzon ofertën e Tottenhamit

news image

Gjiganti italian, Inter, po synon ta mbajë në ekip Lautaro Martinez.

Inter është shumë afër të humb yllin e tyre Romelu Lukaku që do të kalojë te Chelsea.

Megjithatë gjiganti italian nuk është e interesuar ta shesë edhe sulmuesin tjetër Lautaro Martinez.

Sipas “Corriere dello Sport”, “Nerazzurët” kanë refuzuar një ofertë tejet të lartë nga Tottenhami për futbollistin e tyre.

Raportohet se oferta ishte 85 milionë euro plus 10 milionë bonuse, por përgjigja e kampionit të Italisë ishte negative.

Gjiganti italian nuk pritet të bëjë më largime, vetëm sa do të përforcohet që të zëvendësojë Lukakun. /Gazeta Sinjali Sporti/