image Interi nuk ka fituar asnjë titull që 9 vite

Futboll

Futboll/ Interi nuk ka fituar asnjë titull që 9 vite

news image

Skuadra italiane, Inter ka harruar kur e ka fituar ndonjë titull për herë të fundit.

Ka 9 vite që Interi nuk shënon asnjë sukses brenda apo jashtë Italisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Hera e fundit kur Inter fitoi një titull ishte me 29 maj të vitit 2011.

Në atë kohë skuadra udhëhiqej nga Leonardo Araujo. Interi në atë vit fitoi ‘Kupën e Italisë’.

Skuadra ‘zi e kaltër’ në finale e mposhti Palermon me rezultat 3:1./Gazeta Sinjali/