image Interi mposht Cagliarin, fati i Scudettos do të vendoset në xhiron e fundit

Futboll

Interi mposht Cagliarin, fati i Scudettos do të vendoset në xhiron e fundit

news image

Interi ka kryer punën e saj duke e mposhtur Cagliarin.

Nerazurët kanë triumfuar me rezultat 3-1 si mysafir i Cagliarit.

Sfida u hap nga mbrojtësi i djathtë i Interit, Matteo Darmian i cili realizoi me kokë në minutën e 25-të pas një asisti nga Ivan Perisic.

Zikaltrit dyfishuan epërsinë pasi Lautaro Martinez realizoi në minutën e 51-të.

Vetëm dy minuta pas golit të Lautaros, vendasit ngushtuan epërsinë me anë të mbrojtësit Lykogiannis i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 53-të.

Lautaro Martinez doli në skenë edhe njëherë tjetër, për ta vulosur sfidën duke shënuar golin e tretë në minutën e 83-të për rezultatin 3-1 dhe përfundimtar të ndeshjes.

Interi me këtë fitore arrin në 81 pikë, dy më pak se Milani që ndodhet lider në tabelë.

Scudetto do të vendoset zyrtarisht në xhiron e fundit të kampionatit, me Milanin që do ta vizitojë skuadrën e Sassuolos, gjersa Interi luan në shtëpi ndaj Sampdorias.

Milanit i mjafton një pikë në ndeshjen e ardhshme për t’u kurorëzuar me titullin kampion.

/GazetaSinjaliSport/