Skuadra italiane, Inter ka pranuar një lajm fantastik gjatë së enjtes.
Marcelo Brozovic ka rifilluar stërvitjet e plota me bashkëlojtarët e Interit dhe pritet të startojë kundër Juventusit të dielën.
‘Derby d’Italia’ mund të jetë një ndeshje vendimtare si për katër më të mirat, ashtu edhe për garën e Scudettos, shkruan Sinjali Sport.
Brozovic ka qenë duke ‘luftuar’ me një dëmtim që e përjashtoi atë nga barazimet 1-1 kundër Torinos dhe Fiorentinës në fillim të këtij muaji.
Ai kishte kohë në pushimin ndërkombëtar për t’u rikuperuar dhe raportohet se sot ka rifilluar stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës, edhe pse vetëm për një pjesë të seancës.
Është ende një nxitje dhe reprezentuesi kroat tani ka gjasa të rikthehet nga fillimi kundër Juventusit.
Situata me Stefan de Vrij është pak më e pasigurt, pasi ai vazhdon të stërvitet në një orar të veçantë nga të tjerët.
‘Sky Sport Italia’ raporton se nëse De Vrij nuk ia del në kohë, atëherë Danilo D’Ambrosio do të prezantohet në anën e djathtë të një mbrojtjeje me tre lojtarë, me Milan Skriniar në qendër dhe Alessandro Bastoni në të majtë.
Edin Dzeko është favorit për partnerin e Lautaro Martinez në fillim, duke lënë Alexis Sanchez dhe Joaquin Correa në pankinë.