image Brozovic shpallet mesfushori më i mirë i sezonit në Serie A

Futboll

Brozovic shpallet mesfushori më i mirë i sezonit në Serie A

news image

Marcelo Brozovic është zgjedhur mesfushori më i mirë i sezonit në Lega Serie A 2021-22.

Ndërkombëtari kroat ishte i rëndësishëm në një kampanjë të suksesshme që pa skuadrën e tij të fitojë Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë, ndërsa ata shkojnë në xhiron e fundit vetëm dy pikë larg Milanit, kryesues i Serie A.

Kroati ishte pjesë integrale në skuadrën e Simone Inzaghit këtë sezon, duke qenë nga lojtarët kyc të klubit.

Ai ka luajtur 47 ndeshje konkurruese këtë sezon, 34 në Serie A, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë katër asistime.

Brozovic ka humbur vetëm tre ndeshje në Serie A këtë sezon, humbjen 2-0 nga Sassuolo dhe barazimet 1-1 me Torinon dhe Fiorentinën.

29-vjeçari kohët e fundit vendosi një kontratë të re që e mban atë në Inter deri në qershor 2026.

Brozovic u bashkua fillimisht me Nerazzurrët nga Dinamo Zagreb në janar 2015 dhe është bërë një shtyllë e vërtetë e Serie A në San Siro.

/GazetaSinjaliSport/