image Interi mendon për pasuesin e Handanovic, preferohet portieri i Udineses

Futboll

Futboll/ Interi mendon për pasuesin e Handanovic, preferohet portieri i Udineses

news image

Interi po shqyrton me kujdes emrat e mundshëm që mund të pasojnë Samir Handanovic në portë dhe për momentin është mes dy alternativave.

Sipas mediave italiane zikaltrit po ndjekin nga afër Ionut Radun dhe Juan Musso. Rumuni duket pak më i avantazhuar, pasi kartoni i tij zotërohet nga vetë Interi, ndërsa aktualisht është i huazuar te Parma.

Gjithsesi, edhe portieri argjentinas i Udineses pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit nga “San Siro”. Musso është pjesë e friulanëve prej 2 vitesh dhe kartoni i tij vlen rreth 12 milionë euro.

/Gazeta Sinjali/