image Interi me skuadrën e plotë në sfidën e ardhshme në Serie A

Futboll

Interi me skuadrën e plotë në sfidën e ardhshme në Serie A

news image

Simone Inzaghi do të mbështetet në skuadrën e plotë të premten kur Interi do të takohet me Spezian në Stadio Picco, shkruan Sinjali Sport.

Trajneri i ‘Nerazzurrëve’ do të shohë Lautaro Martinez të rikthehet në lojë pasi vuajti dënimin me një ndeshje në fitoren 2-0 të së shtunës ndaj Hellas Verona.

Interi ishte skuadra e vetme në top tre që siguroi një fitore gjatë fundjavës dhe potencialisht mund të kapërcejë Milanin në krye të tabelës nëse fiton ndeshjen e tyre kundër Bolognas më 27 prill.

Nicolò Barella, Joaquin Correa dhe Stefan de Vrij u zëvendësuan gjatë ndeshjes së Veronës, por sipas gazetës ‘Libero’, të gjithë do të jenë të disponueshëm të premten. Barella kërkoi të zëvendësohej për shkak të marramendjes dhe jo për shkak të dëmtimeve të muskujve, ndaj do të luajë me Spezian.

Correa pësoi një goditje në gju, ndërsa De Vrij pati një problem të lehtë në kofshën e majtë, por duhet të rikuperohet brenda pak ditësh, duke qenë i disponueshëm kundër skuadrës së Thiago Motta-s. Mbrojtësi holandez sapo është rikthyer në aksion pas rikuperimit nga një dëmtim i muskujve që e kishte detyruar të largohej nga fusha për gati një muaj.

/GazetaSinjaliSport/