image Interi i mbyll përfundimisht derën PSG-së për Skriniar, zikaltrit do t'i ofrojnë kontratë të re mbrojtësit
[wp-story id="814678"]

Futboll

Interi i mbyll përfundimisht derën PSG-së për Skriniar, zikaltrit do t’i ofrojnë kontratë të re mbrojtësit

news image

Interi i ka mbyllur përfundimisht derën PSG-së për transferimin e Milan Skriniar.

Klubi parisien e kishte bërë objektiv kryesor për këtë verë transferimin e sllovakut, megjithatë kanë refuzuar të ofrojnë çmimin e kërkuar nga klubi italian.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, presidenti i Interit, Steven Zhang ka vendosur personalisht të mbajë Milan Skriniar pasi Paris Saint-Germain nuk donte të investonte më shumë se 50 milionë euro plus shtesa.

Sipas Romanos, bisedimet do të fillojnë tani midis Interit dhe Skriniar, marrëveshje e re e cila do të jetë deri në qershor 2027 në tavolinë/

/GazetaSinjaliSport/