Napoli mund të shpallet sot kampion i Serie A, në atë që do të ishte i pari i tyre në 33 vite.
Skuadra e Lazios humbi sot 3-1 ndaj Interit, duke i hapur rrugët Napolit që sot të kurorëzohet me titullin kampion.
Një fitore potenciale e napoletanëve sot ndaj Salernitanas në shtëpi, do të nënkuptonte që ata edhe matematikisht do të shpalleshin kampion.
E për mbrojtësin e kombëtares kosovare, Amir Rrahmani kjo sigurisht se do të ishte një arritje historike.
Rrahmani mund të bëhet lojtari i parë i Kosovës që fiton titullin e Serie A.
29-vjeçari ndodhet në formacionin startues sot në qendër të mbrojtjes.
Ndeshja fillon nga ora 15:00.