image Interi gjen formulën për blerjen e Chiesas

Futboll

Futboll/ Interi gjen formulën për blerjen e Chiesas

news image

Gazeta italiane “Tuttosport” shkruan në numrin e sotëm se Interi është gati t’i bëjë një ofertë të parezistueshme Fiorentinës për sulmuesin Federico Chiesa.

Meqë klubi vjollcë një vit më parë kërkoi Radja Nainggolanin, zikaltrit janë gati t’ua plotësojnë këtë dëshirë drejtuesve toskanë, me kushtin që të pranojnë të shesin sulmuesin e ri talian.

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një shkëmbim kokë më kokë, sepse Chiesa vlen shumë më tepër, ndaj drejtuesit e Interit do të shtonin edhe 30-40 milionë euro shpërblim financiar.

Kujtojmë që te Fiorentina luan sot në formë huazimi nga Interi edhe Dalbert, që ka një vlerë rreth 12 milionë euro. Klubi milanez mund të përfshijë në bisedime edhe këtë lojtar. Conte e kërkon me ngulm Chiesan, pasi e konsideron njeriun e duhur për krahun e djathtë, por edhe një alternativë të besueshme në vijën e parë, në rast emergjence.