image Interi futet në garë për Pogban

Futboll

Futboll/ Interi futet në garë për Pogban

news image

Paul Pogba do të jetë pa dyshim emri më i lakuar kur të hapet merkatoja e verës. Manchester United ka vendosur të mos e ushtrojë të drejtën e rinovimit automatik të kontratës së francezit, që do të përfundojë në vititn 2021.

Mesfushori, kampion bote me Francës, kuptohet qartë që është në shitje dhe pretendentët për të siguruar shërbimet e tij sportive janë të shumtë, nga PSG, Real Madridi, Juventusi e deri tek Interi.

Pogba nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për “Zonjën e Vjetër” dhe dëshirën për të veshur sërish fanellën bardhezi, por kushtet aktuale ekonomike nuk e ndihmojnë aspak Juventusin për të bërë të mundur kthimin e mesfushorit në Torino.

Real Madridi dhe PSG janë në avantazh, por sikurse shkruan Tuttosport, edhe Interi do të provojë të futet në valle për kartonin e tij, pse jo edhe ta tërheqë atë, duke arritur marrëveshjen me menaxherin e futbollistit, Mino Raiola.

Shoqëria zikaltër ka kërkuar informacione mbi situatën e mesfushorit tani që “Djajtë e Kuq” kanë vendosur të mos e zgjatin bashkëpunimin deri në vititn 2022. Praktikisht, pas këtij vendimi të United, Paul Pogba është në shitje.