image Interesim i madh për vaksinim, 154 persona me sëmundje kronike e marrin vaksinën antiCOVID

Shëndetësi

Interesim i madh për vaksinim, 154 persona me sëmundje kronike e marrin vaksinën antiCOVID

news image

Numër i madh i qytetarëve të moshës 75-79 vjeç të premten kanë pritur në radhë për të marrë vaksinën antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në kryeqytet.

Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi, në një konferencë për media tha se ka një fluks të madh të të interesuarave për t’u vaksinuar.

Sipas tij, vetëm deri në orën 12:20 vaksinën e kanë marrë 154 persona me sëmundje kronike, transmeton EO.

“Është një fluks i madh, deri më tani janë të vaksinuar 170 persona, ku prej tyre me sëmundje kronike janë 154, ndërsa të tjerët janë profesionistët dhe grupmoshat tjera, përfshirë edhe 4 pacientë me dializë. Gjithçka po ecë mirë, dhe akoma nuk kemi ndonjë shqetësim. Si shifër totale  nga dita kur kanë filluar me të moshuarit dhe tani me të sëmurit kronik numri shkon 1.500”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/