image Inter e Juve ndahen baras në derbin 'D'Italia'

Futboll

Inter e Juve ndahen baras në derbin ‘D’Italia’

news image

Kryendeshja e javës në Serie A u zhvillua ndërmjet Interit dhe Juventusit, shkruan Sinjali Sport.

Me këtë derbi u mbyll xhiroja e nëntë në elitën e futbollit italian.

Në “Giuzzeppe Meazza” skuadra e Interit dhe Bianconeri u ndanë baras 1-1.

Edin Dzeko kaloi Nerazzurri të parët në epërsi, kurse Paulo Dybala barazoi shifrat në fund.

Zikaltërit janë më mirë në renditje me 18 pikë në pozitën e tretë,  kurse Zonja e Vjetër me 15 pikë gjendet në vendin e gjashtë. /Gazeta Sinjali Sporti/