Ministria britanike e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, ka publikuar të dhënat më të fundit rreth gjendjes së forcave ruse në Ukrainë.
Në raport bëhet e ditur se Rusia po mbështetet në trupat shtesë, për ta mbushur boshllëkun si pasojë e humbjeve të mëdha në Ukrainë.
“Si rezultat i këtyre humbjeve, Rusia po lufton të kryej operacione që po hasin në rezistencë të madhe nga ukrainasit”, thuhet ndër tjera në raportin e inteligjencës britanike.
Raportohet se humbjet e vazhdueshme të ushtarëve po ia vështirësojnë Rusisë procesin e pushtimit të territorit ukrainas.
“Rusia ka marrë trupa shtesë nga Rusia, Flotat dhe në vendet e tjera nëpër botë që i ka. Po përdor burime të ndryshme siç janë ushtritë private dhe mercenarët sirianë”, është theksuar në raport.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 16 March 2022
— Ministry of Defence ???????? (@DefenceHQ) March 16, 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/I8svQhu5Y7
???????? #StandWithUkraine ???????? pic.twitter.com/BRfAGjiwwX