image Inteligjenca britanike: Rusia ka bërë përparim të kufizuar në Ukrainë

Botë

Inteligjenca britanike: Rusia ka bërë përparim të kufizuar në Ukrainë

news image

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar së fundmi ka dhënë një raport në lidhje me përparimin e Rusisë në Ukrainë.

Sipas tyre, Rusia ka bërë “përparim të kufizuar” gjatë javës së kaluar në qytetet që i ka rrethuar.

Atasheu i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, zëvendës-marshalli Mick Smeath tha: Inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes thotë se forcat ruse po vazhdojnë t’i rrethojnë një numër qytetesh në të gjithë Ukrainën lindore.

“Gjatë javës së kaluar, forcat ruse kanë bërë përparim të kufizuar në kapjen e këtyre qyteteve; në vend të kësaj, Rusia ka shtuar granatimet e saj pa dallim të zonave urbane duke rezultuar në shkatërrim të gjerë dhe një numër të madh të viktimave civile”, tha ai.

Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, ka të ngjarë që Rusia do të vazhdojë ta përdorë fuqinë e saj të madhe për të synuar sulme në zonat urbane.

/GazetaSinjali/