Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar mbi akuzat e bëra nga Inteligjenca amerikane se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po mashtrohet nga këshilltarët e tij në lidhje me Ukrainën dhe sanksionet.
Peskov në konferencën e tij të përditshme, tha para gazetarëve se as Departamenti i Shtetit dhe as Pentagoni, nuk kanë informacion të vërtetë për atë që po ndodh.
“Ata thjesht nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në Kremlin. Ata nuk e kuptojnë presidentin Putin, nuk e kuptojnë se si merren vendimet dhe nuk e kuptojnë stilin e punës sonë”, tha ai.
Peskov shtoi se kjo ishte shqetësuese, sepse, siç tha ai, një keqkuptim i tillë total çon në vendime të gabuara, të cilat kanë pasoja të këqija.