image Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Kemi marrë dritën jeshile, Bullgaria po bllokon procesin

Shqipëri

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Kemi marrë dritën jeshile, Bullgaria po bllokon procesin

news image

Në një intervistë për median franceze “France24” kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE.

Për kreun e qeverisë shqiptare, vendi po pengohet për t’u ulur në konferencën e parë ndërqeveritare për shkak të situatës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Po, jemi në një situatë mjaft absurde për t’ju thënë të vërtetën, sepse për momentin Shqipëria është si një dëm kolateral i një situate konfliktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

“Pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga Komisioni, por edhe nga Këshilli Evropian, Bullgaria ka nxjerrë nga xhepi kërkesat me karakter historik dhe identitar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe procesi mbetet i bllokuar”, tha ai, raporton euronews.

“Siç e dini, Këshilli Evropian bllokohet lehtësisht vetëm me një veto të njërit prej anëtarëve të tij”, tha kryeministri për televizionin francez./GazetaSinjali/