image Instituti i Shëndetësisë bën thirrje: Mos hani ushqim kudo!

Instituti i Shëndetësisë bën thirrje: Mos hani ushqim kudo!

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me ushqimin, transmeton Sinjali.

Ata kanë përmendur pasojat që shkaktohen nga ngrënia e ushqimit jo të sigurtë dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të mos hanë kudo.

Shkrimi i tyre i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

MOS HANI USHQIM KUDO!
PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETËN E QYTETARËVE

Çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milion persona në vit nga ushqimi jo i sigurtë dhe 4700 persona në vit vdesin nga ushqimi jo i sigurtë!
Këto të dhëna të OBSh janë vetëm maja e ajsbergut! Të dhënat e sakta nuk dihen!