Inspektorati regjional së bashku me inspektoratin komunal, të mbështetur nga Policia, po inspektojnë bizneset për zbatimin e masave anti-covid në Malishevë.
Komuna njofton se në të gjitha rastet e shkeljes së masave po shqiptohen edhe gjoba.
Kujtojmë se me vendimin e ri të qeverisë, lokalet kanë të drejtë të punojnë deri në orën 22:30./ Gazeta Sinjali/