Inspektorët e Komunës së Prishtinës sot kanë protestuar për shkak të vrasjes së ish-kolegut, Nazmi Rrustemi, të tyre disa ditë më parë.
Ata protestuan në shenjë revolte, ndërsa kërkuan që rasti të hetohet sa më parë nga drejtësia.
Inspektori i komunës, Bujar Abazi tha se vrasja e kolegut të tyre ka ndodhur në vendin e punës, ndërsa rrethanat nuk janë sqaruar ende.
Organizatorët e protestës kanë bërë të ditur se do ta bojkotojnë punën për rreth dy orë.
Në këtë protestë u tha se secili prej tyre ka raste të hapura te kanosjeve e kërcënimeve dhe tentim sulmeve fizike.
Ndryshe, inspektori Nazmi Rrustemi është gjetur i vdekur më 19 dhjetor në afërsi të Liqenit të Badrovcit.