image 1 muaj paraburgim për dy vëllezërit nga Prizreni që e rrahën kolegun e tyre

Drejtësi

1 muaj paraburgim për dy vëllezërit nga Prizreni që e rrahën kolegun e tyre

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj dy të pandehurve, vëllezërve me iniciale B.Xh., dhe M.Xh., nga fshati Piranë i Prizrenit, të dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, raporton Gazeta Sinjali.

Masa e paraburgimit do të llogaritet nga 14 korriku deri më 14 gusht të këtij viti.

M.Xh., dhe B.Xh., dyshohet se më 14 korrik të këtij viti në fshatin Randobravë të Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale M.S., me dashje i shkaktojnë lëndime trupore këtij të fundit.

Gjykata bën të ditur se të pandehurit dhe i dëmtuari kishin pasur një mosmarrëveshje gjatë kohës sa ishin duke punuar në ndërtimtari dhe me të përfunduar punën, M.Xh., dhe B.Xh., kishin shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit dhe ishin futur në oborrin e shtëpisë së tij, me preteksin se kanë shkuar për t’u sqaruar lidhur me mosmarrëveshjen paraprake.

Aty, njoftohet se të pandehurit kishin filluar ta godasin viktimën me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar atij lëndime të lehta trupore./Gazeta Sinjali/