image Gazetari i plagosur rrëfen për sulmin nga forcat ruse ku u vra kolegu i tij

Botë

Gazetari i plagosur rrëfen për sulmin nga forcat ruse ku u vra kolegu i tij

news image

Sot një gazetar i New York Times u vra nga sulmet ruse në qytetin e Irpinit në Ukrainë. Përveç tij, u plagos edhe një gazetar tjetër, i cili u dërgua në spital për mjekim.

Pasi u dërgua në spital, ai tregoi se si ka ndodhur i gjithë sulmi.

Ishim duke kaluar urën e parë në Irpin dhe po shkonim t’ incizonim refugjatët e tjerë që ishin duke u larguar. Pastaj hipëm në një veturë që na tha se do të na dërgonte te ura tjetër dhe pasi e kaluam pikën e kontrollit ata ia nisën të gjuanin në drejtim tonin. Kështu që vetura u kthye mbrapa, mirëpo ata vazhdonin të gjuanin. Ishim unë dhe shoku im, Brent Renaud i cili u qëllua“, tha ai.

Ai u pyet nga gazetarët se si është Brenti, mirëpo tha që nuk e di vetëm “se e pashë që u qëllua në qafë“.

/GazetaSinjali/