image Inspektorati pritet t’ia rrënojë shtëpinë, revoltohet mërgimtari: S'mund të jetoj më në Kosovë

Siguri

Inspektorati pritet t’ia rrënojë shtëpinë, revoltohet mërgimtari: S’mund të jetoj më në Kosovë

news image

Inspektorati i Komunës së Kamenicës pritet t’ia rrënojë sot shtëpinë një mërgimtari në lagjen “Jehona”, meqë i njëjti kishte filluar ndërtimin e shtëpisë pa u pajisur me leje ndërtimore nga Drejtoria e Urbanizimit.

Mediat lokale kanë publikuar fotografi dhe video, ku shihet pronari i shtëpisë dhe citohet të ketë thënë se nga sot do t’i largojë fëmijët nga shkolla dhe se s’do të jetojë më në Kosovë.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e Policisë.

“Pronari i shtëpisë që pritet të rrënohet nga Inspektorati: Jam mërgimtar dhe që nga sot unë i çlajmëroj fëmijët nga shkollat këtu. Krejt çka kam pasur i kam investuar në këtë shtëpi. S’mund të jetoj më këtu…”, citohet të ketë thënë mërgimtari.

/GazetaSinjali/