image Inspektime në Ibër Lepenc ku është turbulluar uji

Kosovë

Inspektime në Ibër Lepenc ku është turbulluar uji

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bashkë me zyrtarë të KRU “Mitrovica” po bëjnë inspektime në kanalin e Ibër Lepencit, shkruan Gazeta Sinjali.

KRUP thotë se nga pjesa e Mitrovicës, turbullirat janë nga liqeni i vogël i Pridvoricës.

Poashtu, kryeshefi ekzekutiv i KRU ”Prishtina” Sokol Xhafa pati takim edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me ç’rast, inspektoratet komunale do të dalin në terren për të inspektuar në detaje kanalin për t’i eliminuar shkarkimet fushore në kanal.

Veprimet tona karshi situatës së krijuar, në përmirësimin e gjendjes me turbullirë dhe furnizim janë të pashmangshme”, njofton KRUP.

/Gazeta Sinjali/