image Inspekcioni ua mbyll lokalet argjendarëve në Mitrovicë

Sociale

Inspekcioni ua mbyll lokalet argjendarëve në Mitrovicë

news image

Drejtoria e Inspekcionit ka mbyllur përkohësisht gjashtë argjendari mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se ky vendim u mor si pasojë e mosrespektimit të orarit të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Komuna njofton se janë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe përkohësisht kanë ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve.

Njoftimi i plotë:

Si pasoj e mosrespektimit të orarit të punës, inspektoret komunal mbyllin përkohësisht gjashtë biznese afariste në Mitrovicë

Drejtoria e Inspekcionit ka kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste, kryesisht në argjendarit e qytetit të Mitrovicës.

Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës sipas Rregullores Komunale Nr. 03/2014, me ç’ rast janë mbyllur përkohësisht gjashtë argjendari, si pasojë e mosrespektimit të orarit të punës.

Me këtë rast inspektorët komunal kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe përkohësisht kanë ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve.

/GazetaSinjali/