Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri , ka njoftuar se 27 vetura që operonin ilegalisht si taksi, janë larguar nga rrugët e Prishtinës gjatë ditës së sotme, si dhe janë gjobitur shoferët e tyre.
“Gjatë aktivitetit të sotëm në terren, ekipet nga sektori i Rendit Komunal kanë përjashtuar nga qarkullimi 27 vetura që transportonin ilegalisht udhëtarë. Gjobë dhe konfiskim të targave në secilin rast”, ka shkruar Tahiri.