image Insiston PDK: Neve na takon posti i presidentit

Politikë

Insiston PDK: Neve na takon posti i presidentit

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha tha se çështja e postit të presidentit i takon kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxha u shpreh se PDK i mirëpret të gjitha kandidaturat e mundshme për president.

“PDK-ja i mirëpret të gjitha kandidaturat e mundshme për president. Ne kemi një rrethanë që PDK-ja në zgjedhjet e fundit ka dal me 24 deputet dhe LDK-ja e VV-ja e ndërtuan Qeverinë. Ata brenda 3 muajve i kanë dhënë bashkëpunimit të tyre dhe tani kemi një Qeveri të udhëhequr nga LDK-ja, AAK-ja e Nisma. Pikërisht që ne e ruajtëm konsistencën tonë politike. Ishim në opozitë dhe po vazhdojmë të jemi në opozitë”, theksoi Hoxha.

Hoxha po ashtu theksoi se presidenca duhet t’i takojë kësaj partie.

“Parimisht është shumë e përgjegjshme dhe e udhës që PDK-ja ta udhëheqë presidencën dhe ta ketë presidentin”, ka thënë ai në T7.

Ndërsa në pyetjen se a mund të jenë Vlora Çitaku, Hajredin Kuçi apo Enver Hoxhaj kandidat potencial i PDK-së për këtë pozitë, Hoxha u përgjigj se të tre janë figura të rëndësishme në PDK-së.

/Gazeta Sinjali/