image Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Siguri

Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

news image

Prokurorja Sahide Gashi ka thënë se prokuroria deri më tani ka bërë intervistimin e shumë personave dhe ekipet hetuese janë në terren duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes ku është kryer krimi në Gllogjan.

Prokurorja Gashi, para mediave tha se deri më tani autori ka përdorur kallashnikov dhe është zbrazur pothuajse një karikator.

U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky është një moment i rëndë qoftë familjet e viktimave qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetu. Ne me shumë kujdes jemi duke intervistu çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe dhe secili prej tyre jemi duke i koordinu veprimet, kemi intervistu shumë persona. Deri tash me informatat që posedojmë është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator, hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha ajo.

/GazetaSinjali/