image Infektologu Krasniqi: I infektuari 77-vjeçar herë pas here ka nevojë për oksigjen

Kosovë

Infektologu Krasniqi: I infektuari 77-vjeçar herë pas here ka nevojë për oksigjen

news image

Infektologu Valbon Kransniqi për Gazetën Sinjali ka thënë se gjendja e të infektuarve me koronavirus është stabile, përveç që i moshuari 77- vjeçar ka nevojë herë pas here për oksigjen shtesë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Deri në ora 12:00 kam qenë në klinikë, gjendja e tyre shëndetësore është stabile, që të 5 personat e infektuar janë duke marr trajtime në Klinikën Infektive, vetëm njëri nga ta, i moshuari 77- vjeçar herë pas here ka nevojë për oksigjen, jo në mënyrë të vazhdueshme, jo gjatë gjithë kohës, por herë pas here ka nevojë për oksigjen”, ka thënë Krasniqi në një prononcim për Gazetën Sinjali.

Kraniqi gjithashtu ka theksuar se trajtimi i tyre po bëhet në mënyrë të organizuar dhe i gjithë stafi janë të trajnuar për masat mbrojtëse.

“Ka kohë që ushqimi u shkonë me pjata të plastikës vetëm për një përdorim dhe masat tjera mbrojtëse për gjithë stafin edhe atë mjekësor edhe për ata mbështetës”, tha Krasniqi.

Sot gjatë ditës, gjithashtu u janë bërë testet 13 të dyshuarve me koronavirus në IKSHPK, ku kanë rezultuar negativ./ Gazeta Sinjali/